Fifi takon fansen në rrugë, surprizon me veprimin ndaj saj

Filloreta Raçi, e njohur si Fifi ka qenë në qendër të vëmendjes me pjesëmarrjen e saj në Big Brother VIP. Gjatë qëndrimit brenda shtëpisë së famshme por dhe pas daljes, këngëtarja është komentuar shumë. Së fundmi, ajo ka shpërndarë në InstaStory një video te një ndjekësje, me të cilën ka rastisur në rrugë.

Në sfond, dëgjohet kënga që kompozoi në Big Brother ndërsa shihet duke i dërguar një puthje fanses së saj. “Dashuri” dëgjohet duke thënë fansja e saj. Kujtojmë që dalja e saj u shoqërua me polemika pas problemeve emocionale me të cilat u përball kur ishte brenda shtëpisë së famshme.

Fifi u përfol gjithashtu se mund të kishte nisur një lidhje me Gratinin, i cili ishte gjithashtu në BB. Por ishte vetë këngëtarja që mohoi këto spekulime duke thënë se jam miq shumë të mirë.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey