Fifi vendos për emrin e djalit nëse do bëhej nënë

Fifi zbulon se çfarë emri do t’i vendoste djalit nëse do bëhej nënë.

Një temë shumë interesante është diskutuar nga banorët mbrëmjen e sotme.

Teksa ndodheshin në oborr duke realizuar provën javore, Fifi, Donaldi, Semi dhe Beniada nisën të diskutonin për prindërimin dhe ndjesinë e të sjellurit në jetë një fëmijë.

Fifi u shpreh se është shumë gati të bëhet nënë dhe mezi po e pret atë moment. Ishte Donaldi ai që tha se Fifin e sheh më shumë si nënë të një djali.

“Nuk e di, por Fifin e imagjinoj më shumë si nënë të një djali.”-tha aktori.

Ndërkohë, Fifi tregoi se ka vite që e ka menduar emrin e të birit dhe nëse do bëhej me djalë do e quante Geg.

“Unë jam shumë gati të bëhem nënë, mezi po pres. Edhe nëse ndodh padashje, do e mirëprisja. Ka vite që e kam menduar emrin e djalit. Do e quaja Geg.”- tregoi këngëtarja.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey