Fifi zbulon se kush do të dalë nga programi të premten

Big Brother po vazhdon të jetë njëri nga programet më të ndjekur për momentin.

Monika, Fifi dhe Arjola kanë diskutuar rreth ëndrrave sot dhe këngëtarja tregoi se ëndrra e saj tregonte për daljen e një personi nga shtëpia.

“Më bë sikur më foli ‘Vëllai i madh’ dhe më tha që do dalë Monika, por ti mos u mërzit”, rrëfeu Fifi, e mërzitur.

Monika i tha që ëndrrat zakonisht dalin në të kundërt, megjithëse këngëtarja u shpreh e bindur që asaj i dalin gjithmonë siç i sheh.

“Dhe po doli, do pi kafe me ‘Vëllain e madh’ dhe do e takoj, ju do rrini këtu”, tha Monika duke e mbyllur me qetësi temën.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey