Fik se fik, së paku me muzikë!

Adnan Azizi

BDI humbi shumicat e komunave në Pollog, gjegjësisht në zonëm 6, aty ku dalin shumica e deputetëve shqiptarë. Humbi dy qytete kryesore Tetovën si komunën më të madhe shqiptare. Dy herë radhazi humbi qytetin e Gostivarit si dhe komunen e Zhelinës dhe Vrapçishtit. Nga gjashtë komuna, BDI i ka humbur katër komunat kryesore.

Cili është mesazhi i këtij manifestimi në Tetovë?!
E para: BDI e ka humbur elektoratin në Pollog dhe nuk ka mundësi më të bëjë tubime masovike, prandaj provon të dalë në sipërfaqe me koncerte për të krijuar përshtypje se ka ende përkrahje. BDI-së përfundimisht tetovarët ia kanë kthyer shpinën mbas të palarave që i dolën në skenë nënkryetares së partisë Teuta Arifit, njëherit kryetare e Tetovës dy mandate.

E dyta: Përmes këngëtarëve që janë trend tek adoleshentët që nuk duan t’a dinë për politikë ata duan që ta katapultojnë masën që do të krijohet në koncert si turmë që erdhën në 20 vjetorin e BDI-së.
Me e përshkruar këtë situatë të mjerë me fjalorin e Ali Ahmetit do të sublimohej kështu: “Popullit mund të ja hedhësh një herë, po për së dyti Jo.”

Fik se fik, së paku me muzikë!

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey