Filipçe: Ende nuk ka informacione se kur vjen vaksina ruse “Sputnik V”

Brenda shtatë ditëve pritet të arrijnë 500 mijë dozat e vaksinave kineze “Sinovac”, ndërsa ende nuk ka informacione për vaksinat ruse Sputnik V, deklaroi minsitri i Shëndetësisë Filipçe.

“Çdo të hënë vijnë vaksinat Pfizer, këto janë sasi që vijnë nga marrëveshja jonë bilaterale si dhe nga sistemi për solidarizim nga vendet e BE-së. Ende nuk kemi datë të saktë për 100 mijë dozat e Pfizer që duhet të vijnë nga sistemi COVAX gjatë qershorit. Nuk kemi informacione për vaksinat ruse, ndërsa gjatë ditës së djeshme nga ana e Ambasadës Popullore të Kinës jemi informuar se brenda shtatë ditëve mund ti presim 500 mijë dozat e vaksinës Sinovac”, tha mes tjerash Filipçe.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey