Filipçe jep sqarime për pasaportën e Covid-19

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka dhënë sqarime për pasaportën elektronike që do të shërbejë si vërtetim për statusin e qytetarëve me Covid-19.
Pasaporta elektronike do të plotësohet në aplikacion, duke skanuar QR kodin nga vërtetimet e lëshuara nga vaksinimi dhe testimi për koronavirus.
Në këtë aplikacion do të mund të skanohet QR kodet nga vërtetimet e të gjitha llojeve të vaksinave, përfshirë edhe ato kineze dhe ruse, megjithatë ka shtuar, se tani për tani në kufijtë evropianë nuk ka persona që do të lexojnë këto të dhëna dhe vërtetojnë saktësinë e tyre.
“Tani për tani nuk ka. Megjithatë, nëse ka në çdo shtet evropian, atëherë qytetarët tanë do të jenë të përgatitur. Të përsëris, nga certifikata e vaksinimit në formë të letrës, apo nga vërtetimi për realizimin e testit PCR, të cilin nga java e ardhshme do ta japin të gjitha laboratorët tona të akredituara për dhënien e testeve PCR, krahas formës në letër, nëse skanohet kodi QR nga të dy dokumentet, atëherë ai në formë elektronike do të ngarkohet në aplikacion. Qytetarë tanë do të jenë të gatshëm të tregojnë edhe në formë të letrës edhe me kod QR”, deklaroi Filipçe.
Ka bërë të ditur, se në kufirin e Greqisë kërkohet vërtetim vetëm në formë të shtypur, jo online.

“Tani për tani në kufirin grek kërkohet certifikata në formë të letrës. Megjithatë, pavarësisht nga ajo se cila vaksinë është aplikuar te qytetarët, ai kod QR mund të skanohet dhe të jetë pjesë e atij kodi që shihet në aplikacion, përfshirë këtu edhe të gjitha vaksinat që janë në dispozicion”, njoftoi Filipçe.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey