Filipçe: Mbëritën 10.530 doza të reja të vaksinës “Fajzer”

Sot mbërritën 10.530 doza të reja të vaksinës së prodhuesit “Fajzer” prej të cilave 5.850 janë përmes bisedimeve direkte me prodhuesin, ndërsa 4.680 doza të cilat BE-ja i siguron si ndihmë përmes marrëveshjeve trepalëshe në kuadër të programit “Tim Jurop” (Team Europe), publikoi sot pasdite në profilin e tij në Fejsbuk ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.
Këtë program për mbështetje në furnizimin me vaksina për Ballkanin Perëndimor, thekson ministri, e koordinon Austria.

“Sasitë e vaksinave vazhdimisht plotësohen, u bëj thirrje të gjithë qytetarëve që të regjistrohen për vaksinim në http://www.vakcinacija.mk”, shkroi Filipçe.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey