Filipçe: Nuk duhen masa kufizuese, por presim qëndrimet e KSI

Ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe ka vlerësuar sot se gjendja epidemiologjike në vend është e qetë dhe se gjatë verës nuk ka nevojë që të vendosen masa të reja kufizuese për shkak të sojit “delta” të koronavirusit. Ai këtë e theksoi sot në intervistën për “Brifingun e mëngjesit”, përcjell INA.

“Do të shohim se çfarë qëndrimi do të kenë anëtarët e Komisionit për Sëmundje Infektive, por unë personalisht vlerësojë se situata është e qetë dhe se nuk ka shenja se do të përkeqësohet. Po ndjekim situatën në rajon dhe vendet ku kanë shkuar për pushime qytetarët tanë”, theksoi Filipçe, duke u shprehur kundër masave kufizuese gjatë kësaj vere. (INA)

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey