Filipçe paralajmëron masë të re nga mesi i tetorit

Ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe theksoi se nga mesi i tetorit do të ketë masë të re e cila mundëson funksionimin e v etëm qytetarëve që janë plotësisht të vaksinuar. Ai këtë e bëri të ditur në një intervistë për Kanal5.

Sipas tij, kjo masë po zbatohet tek të gjitha vendet e Evropës Perëndimore si dhe për udhëtime, hyrje nëpër kufij, ngjarje dhe objekte hotelierike.
Filipçe paralajmëroi vaksinimin me vaksinë të tretë të qytetarëve mbi 60 vjeç, dhe më pas edhe për punonjësit e shëndetësisë, por duke mos përjashtuar vaksnimin me vaksinë të tretë edhe të të gjitha kategorive të qytetarëve. Por, sipas tij, lidhur me këtë priten përvoja nga vendet e tjera si dhe studime që po dalin lidhur me vaksinimin. (INA)

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey