Filipçe: Regjistrohet rasti i parë i variantit indian të koronavirusit

Ministri i Shëndetësisë, Venko FIlipiçe ka deklaruar se do të propozojë deri tek Shtabi i përgjithshëm i Krizës që masat aktuale dhe ora policore të mbesin në fuqi deri më 15 qershor në territorin e tërë shtetit.

Ai tha se sipas analizës epidemiologjike nuk ka paralajmërime se në periudhën e ardhshme do të ketë rritje të numrit të rasteve të reja si dhe të hospitalizimeve.

Javën e kaluar tek një pacient i cili është hospitalizuar në spital privat, është detektuar varianti “indian” i koronavirusit.

“Sipas anketës epidemiologjike të cilën e ka bërë spitali, pacienti është kthyer nga Iraku, ku më parë 10 ditë ka qenë i hospitalizuar, kur është kthyer në vendin, menjëherë me makinë të ndihmës së shpejtë është dërguar në spital. Gjendja e pacientit është stabile dhe nuk është shenjë për rrezik”, ka thënë Filipçe./alsat

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey