Filipçe sqaron se përse kemi numër të lartë të vdekjeve nga Covid-19

Gjatë ditëve të kaluara përkundër uljes së numrit të rasteve të reja, numri i viktimave që humbin jetën nga koronavirusi vazhdon të jetë i lartë. Në pyetjen e TV21, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se kjo është për shkak se në qendrat Infektive ende ka të infektuar me Covid-19 të cilët janë në gjendje të rëndë.

“Bëhet fjalë për rastet më të ndërlikuara që kanë mbetur në spitale për tu shëruar. Nga përvoja e dimë se edhe përkundër të gjitha përpjekjeve e dimë se sa janë shanset që pacienti të mbijetojë. Ashtu që ende kemi raste të rënda më Klinikat infektive”, tha Filipçe.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey