Filipçe: Ulet numri i të hospitalizuarve

Në mëngjes realizova koordinimin e rregullt me Drejtorët e Klinikave të covid-qendrave në Shkup. Ditëve të fundit është zvogëluar numri I të hospitalizuarve nëpër spitale, por janë bërë gati edhe kapacitete shtesë nëpër spitale sikurse në Shkup por edhe në gjithë vendin – ka shkruar në Facebook Ministri I Shëndetësisë, Venko Filipçe.

“Përballja me valën e tretë që është shumë e fuqishme është jashtëzakonishte e vështirë, jo vetëm tek ne por gjithkund në Evropë. Sipas analizave epidemiologjike, R0 faktori ka rënë nën 1 dhe shpresojmë që të mbetet kështu. Mbetemi të kujdesshëm, virusi është I paparashkueshëm dhe tinëzar” – shkruan Ministri Filipçe në Facebook. /KlanMacedonia

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey