Filipçe: Unë do ta vaksinoj djalin tim me Fajzer

inistri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, do të vaksinojë djalin e tij me Pfizer, për shkak se me këtë gjest dëshiron të japë shembull se vaksinat kundër virusit korona janë të sigurta për fëmijët. Ai dje paralajmëroi se nga e hëna edhe fëmijët e moshës mbi 12 vjeçe do të mund të vaksinohen kundër Kovid-19. Vaksinimi nuk është i obligueshëm, prindërit do të vendosin vetë nëse dëshirojnë që fëmija e tyre të vaksinohet.

“Po, kuptohet. Mendoj se duhet të bëhet. Kjo është mënyra e vetme që të arrijmë deri te imuniteti kolektiv. Ka vende ku vaksinimi i fëmijëve është i obligueshëm, përkatësisht nuk do të pranojnë fëmijët nëpër shkolla nëse nuk janë të vaksinuar. Kështu është në disa vende të perëndimit. Te ne nuk do të jetë i obligueshëm vaksinimi”, tha Filipçe.

Edhe pse të gjithë të infektuarit me llojin delta janë kthyer nga jashtë vendi, Komisioni me sëmundje ngjitëse ende nuk ka vendim për masa të reja restriktive.

“Kryesisht do të flitet nëse diçka duhet të rekomandohet për kriteret për hyrje në kufi, edhe pse shohim se shumë vende në rajon edhe pse kanë disa masa restriktive, Greqia për shembull, megjithatë ka rritje të rasteve. Duhet të rekomandohen masa që do të jenë me të vërtetë efikase”, shtoi ai.

Përndryshe, Komisioni për shëndetësi pranë VMRO-DPMNE, publikoi propozim masa të cilat, siç thonë, autoritetet duhet t’i ndërmarrin sa më shpejtë.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey