Filipçe: Vijon trendi i rënies së numrave me virus

Gjendja epidemiologjike është mjaft e qëndrueshme dhe si rrjedhojë vijoi zbutja e masave. Pozicioni jonë është të shkojmë në atë drejtim, në përputhje me situatën epidemiologjike, tha sot ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.

“Që nga dje, vijon trendi i rënies së numrave. Javën e kaluar ishin shtatë, pastaj gjashtë, dhe dje pesë pacientë në 100.000 banorë, që është padyshim një shenjë se nuk ka ndryshime”, theksoi Filipçe.

Ai shtoi se autoritetet janë shumë të kujdesshëm në monitorimin e situatës me koronavirusin, veçanërisht me llojin delta të virusit që është shfaqur në disa vende.

Ne, siç tha ai, mund të parandalojmë përhapjen duke mos u grupuar në nivel lokal. Ai theksoi se ndërgjegjësimi i qytetarëve dhe respektimi i masave që ishin në fuqi është shumë i rëndësishëm, duke vlerësuar se të gjithë kemi mësuar të jetojmë me masat e rekomanduara nga Qeveria dhe Komisioni për Sëmundjet Infektive.

“Trendet e zvogëlimit të numrave kanë vazhduar dhe është normale kur ka një rënie të tillë të numrave që të ketë lirime dhe anasjelltas – nëse ka ndonjë rritje ose njoftim, ne do të vendosim disa kufizime”, tha Filipçe.

Ministri i Shëndetësisë tha se ende nuk ka leje për të punuar në diskoteka të mbyllura dhe ndoshta as nuk do të ketë ndonjë gjatë verës. Ai thekson se tani është verë dhe diskotekat punojnë në ambient të hapur, kështu që nuk ka nevojë të jepet hapësirë ​​shtesë për grupime.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey