Filkov e shkarkoi nga grupi punues në Ministrinë e Drejtësisë gjyqtaren që i shqiptoi masë edukative Vasil Jovanovit

Ministri i Drejtësisë Igor Filkov sot në një konferencë për media u bëri thirrje gjykatave dhe Këshillit Gjyqësor që të ndërmarrin veprime që do të rishqyrtojnë të gjithë rastin e Frosina Kulakovës nga Negotinq, e cila vdiq pasi 20-vjeçari Vasil Jovanov e goditi me makinë. Në fillim të fjalës së tij ai tha se sot […]

shkurt 3, 2025 - 15:00
 0  4
Filkov e shkarkoi nga grupi punues në Ministrinë e Drejtësisë gjyqtaren që i shqiptoi masë edukative Vasil Jovanovit
Igor Filkov. Foto: Ministria e Drejtësisë

Ministri i Drejtësisë Igor Filkov sot në një konferencë për media u bëri thirrje gjykatave dhe Këshillit Gjyqësor që të ndërmarrin veprime që do të rishqyrtojnë të gjithë rastin e Frosina Kulakovës nga Negotinq, e cila vdiq pasi 20-vjeçari Vasil Jovanov e goditi me makinë. Në fillim të fjalës së tij ai tha se sot i drejtohet publikut jo vetëm si ministër i Drejtësisë, por edhe si qytetar dhe prind, transmeton Portalb.mk.

“Sot mora vendim për shkarkimin nga anëtarësimi në një grup pune në Ministrinë e Drejtësisë, gjyqtaren, emri i të cilës po diskutohet në opinion. Gjyqtarja ishte pjesë e grupit të punës që u formua në dhjetor 2020 për ndryshimin e Kodit Penal dhe ishte pjesë e grupit të optimizuar të punës për ndryshimet e shpejta të Kodit Penal, me të cilin presim që të eliminohen pasojat e dëmshme të shkaktuara nga ndryshimet në 2023”, tha ai.

Sipas tij, këtë vendim e ka marrë për të mos diktuar procesin që ka nisur për reformat e nevojshme thelbësore në drejtësi. Ai vlerëson se është koha e fundit që institucionet kompetente të tregojnë se janë të gatshme të marrin masa për gjetjen e fajtorëve dhe përgjegjësinë e mundshme të tyre.

“Duhet të vendoset përgjegjësia dhe këtu nuk ka kompromise. Qytetarët presin drejtësi dhe institucionet janë të obliguara ta japin atë shpejt, drejtë dhe në mënyrë transparente“, thotë Filkov.

Ai konsideron se ky rast është vetëm konfirmim i të dhënave për vlerësimin e punës së gjykatave që janë paraqitur ditë më parë.

“Pikërisht shpejtësia e veprimit dhe korrupsioni u zbuluan si problemi më i madh i gjyqësorit me notën më të ulët. Mosveprimi dhe ngadalësia hap mundësinë që nesër të kem raste reale apo të rastësishme”, tha ministri e Drejtësisë.

Ai u bëri thirrje politikanëve që të mos e keqpërdorin këtë rast për qëllime ditore politike. Ai theksoi se sistemi i drejtësisë duhet të ndryshohet rrënjësisht, nga jashtë, por edhe nga brenda.

“Unë nuk do të lejoj pandëshkueshmërinë dhe paprekshmërinë,” thotë ai.

I pyetur nëse me shkarkimin e gjyqtares nga grupi i punës, përgjegjësia i takon asaj, ajo tha “absolutisht jo”.

E njëjta gjytare, autorit të veprës Vasil Jovanov, paraprakisht i kishte shqiptuar vetëm masë edukative për dy vepra.

Ndryshe, Frosina Kulakova ka ndërruar jetë më 29 janar pasi ishte goditur me veturë në një vendkalim për këmbësor nga 20-vjeçari . Prokuroria kishte sqaruar që  paraprakisht është bërë kallëzim edhe për një aksident tjetër të ndodhur më 04.11.2022 nga po i njëjti person, pas së cilës një person ka mbetur i lënduar.

Para vendkalimit të këmbësorëve të rregulluar me semaforë që punonin në rregull në momentin e aksidentit, ai ka vazhduar lëvizjen me semafor të kuq të ndezur dhe ka goditur trupin e këmbësores-viktimës Frosina Kulakova me pjesën e përparme të majtë të veturës.