Filloi pastrimi i bregut të lumit Vardar

Në përputhje me Programin për mirëmbajtjen e shtratit të lumit Vardar, degëve të tij, lumenjve Seravë, Lepenec, Treska dhe kanaleve të hapura në territorin e Qytetit të Shkupit për vitin 2022, me urdhër të qytetit, ekipet e NP “Rrugë dhe Rrugica” – Shkup filluan me realizimin e aktiviteteve për pastrimin e shtratit të lumit Vardar.

Këto ditë filloi pastrimi i pjerrësive të lumit Vardar në segmentin nga “Ura e Hekurt” në Vlae deri tek ura te hoteli “Aleksandër Palace”. Aktivitetet zhvillohen në të dy anët e bregut me gjatësi të përgjithshme prej rreth 3500 metrash.

Në këtë segment, ekipet me makina prerëse kanë prerë vegjetacionin e dendur nga pjerrësitë dhe bregu dhe deri më tani janë pastruar rreth 800 metra, në drejtimin nga ura e “Kombet e Bashkuara” deri te “Ura e Hekurt” në Vlae.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey