Fillon sezoni i grevave dhe protestave në Maqedoninë e Veriut

Në vend janë shpallur disa greva, të parët do të nisin punonjësit e Administratës dhe gjyqësorë, të cilët të enjten dhe të premten do të protestojnë për dy orë.

Të punësuarit në administratë dhe gjyqësorin të enjten dhe të premten do të ndërpresin punën për dy orë, nga ora 10:00 deri në ora 12:00 pasdite, duke kërkuar pagesën e pagës minimale dhe rritje lineare të pagave të të gjithë punëtorëve për 2.806 denarë.

Protesta do të ketë në të gjitha ato institucione ku Sindikata e UPOZ ka sindikata si ministri, agjenci, fonde, administrata dhe gjykata.

“Do të ketë një ndalesë pune. Qeveria dhe ministritë, të gjithë punëdhënësit janë njoftuar. Kërkoj nga qytetarët që të jenë të durueshëm, nuk është shumë, janë dy orë, por ato dy orë mund të rriten dhe të jenë pushim prej tetë orësh”, tha kryetari i Sindikatës së UPOZ-it, Trpe Deanoski.

SASHK do të hyjë në grevë të hënën. Është paralajmëruar ndërprerja e mësimit dhe mos përkujdesja ndaj fëmijëve në çerdhe.

Edhe punonjësit e postës do të hyjnë në grevë javën e ardhshme. Ata do të ndërpresin punën më 14 mars. Ata kërkojnë rritje të pagave për 3.000 denarë, por për këtë nuk kanë dëgjuar as menaxhmenti i Postës dhe as Qeveria. Ata thonë se 30 vite nuk u është rritur paga dhe nuk kanë as kushte elementare për punë.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey