Fillon shitja e biletave për ndeshjen Kosovë – Irlandë e Veriut

Federata e Futbollit e Kosovës njoftoi se biletat për ndeshjen kualifikuese të Ligës së Kombeve ndërmjet Kosovës dhe Irlandës së Veriut, mund të blihen përmes platformës online KËTU https://kosovo.tm.vivaticket.com/biglietteria/listaEventiPub.do?fbclid=IwAR2VtKzpGNMvhMbpT-kXQf3c9nZ5pr85hUAl343uxntob9wxRejn_bGwV2I

Tifozët e Kombëtares së Kosovës “Dardanët” janë të vendosur në tribunën Veri.

Çmimet e biletave janë: Veri dhe Jug 5 euro, Lindje 10 euro, Perëndim 20 euro dhe VIP 80 euro.

Një person, sipas FFK-së, mund të blejë deri në katër bileta.

Ndeshja do të zhvillohet më datë 09.06.2022 në orën 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë./21Media

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey