Fillon shtypja e pasaportave të reja me emrin Maqedonia e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut gjatë periudhës në vijim pritet të lëshohen pasaporta të reja me emrin e ri Republika e Maqedonisë së Veriut.

Prej ditës së djeshme ka filluar shtypja e pasaportave me emrin kushtetues të shtetit. Qytetarët që do të aplikojnë për marrje të tyre, në to dë figurojë emir i ri Republika e Maqedonisë së Veriut.

Bazuar në ligjin për zabtimin e marrëveshjes së Prespës të nënshkuar mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, të gjithë qytetarët deri në shkurt të vitit 2024 do të duhet të ndryshojnë të gjitha dokumentet personale pavarësisht periudha e vlefshmërisë së tyre.

E ky ndërrim i dokumenteve do të paguhet nga vetë qytetarët. Këto të fundit që ishin sot për të aplikuar për tu pajisuar me dokumente u ankuan për vonesa të sistemit.

Nga MPB theksojnë se përpos pasaportave janë në përgatitje të të gjitha dokumenteve, të cilat do të harmonizohen me Kushtetutën, në pjesën e emrit të ri kushtetues.

“Qytetarët që do të forgorafohen sot për mjete të udhëtimit do të pajisen me dokumente me emrin e ri Republika e Maqedonisë së Veriut, siç e dini ajo është detyrim në bazë të mrrëveshjes së Prespës, ka kaluar edhe në Kuvend dhe ashtu që nga sot fillon implemtimi i kësaj mase” – tha Toni Angellovski nga MPB. Zhvendosja e të dhënave në sistemin e ri të azhurnuar, shkaktoi edhe ndërpreje për ditë me rradhë të punës në sektorin për dhënie të dokumenteve personale.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey