Finalja e Europa League, Eintracht përballet me Glasgow Rangers

Eintracht Frankfurt siguroi finalen e Europa League pasi fitoi 1-0 me West Ham. Gjermanët kishin triumfuar edhe në Angli me rezultatin 2-1, ndërsa këtë herë iu mjaftoi një gol në pjesën e parë nga Borre.

Që prej minutës së 17’ West Ham luajti me 10 lojtarë pasi mbrojtësi Creeswell u ndëshkua me karton të kuq.

Gjermanët përfituan në maksimum nga ky episod dhe menaxhuan më së miri avantazhin duke festuar në fund një arritje të madhe. Eintracht Frankfurt do të ketë përballë në finale.

Glasgow Rangers të cilët përmbysën humbjen e parë me Leipzig. Në shtëpinë e tyre skocezët fituan me rezultatin 3-1.

Finalja e Europa League është parashikuar të luhet më datë 18 Maj në stadiumin Sanchez Pizjuan të Sevillas.

Tv Klan

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey