“Financial Times”: RMV-ja e treta në botë sipas viktimave nga virusi

Duke marrë parasysh statistikën e numrit të viktimave nga COVID-19 në vendin tonë gjatë javës së kaluar, sic transmeton KlanM, sipas “Financial Times” jemi në vendin e 3-të në listën botërore me 2 viktima në 100.000 banorë.

Vendi I dytë në këtë listë I takon Bosnjë e Hercegovinës me 2.31 viktima, derisa Hungaria është në vendin e parë me 2.44 viktima nga COVID-19.

Lidhur me infektimet e reja, sic transmeton KlanM, vendi ynë pozicionohet në vendin e 11-të në botë me 52.8 infektime në 100.000 banorë.

Në këtë listë para RMV-së pozicionohen Turqia, Jordani, Estonia, Polonia, Qiproja, Serbia, Hungaria, Bahreini, Uruguaji dhe Kurakao, vendi I cili shënon rritje më të madhe të të infektuarve me COVID-19 në shtatë ditët e fundit.

Ndryshe, sic transmeton KlanM, analiza e “Financial Times” është bërë sipas të dhënave të grumbulluara nga Instituti ‘Xhon Hopkins”, OBSH-ja, “UK Government coronavirus dashboard“, Agjencia për Shëndet Publik – Francë dhe Agjencia për Shëndet Publik të Suedisë. /KlanMacedonia

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey