Fishekzjarret në Itali/ Një i vdekur, dhjetëra të plagosur, një i ri humb dorën

Një Vit i Ri tragjik ky në Ascoli Piceno të Italisë. Një 26-vjeçar humbi jetën pasi ra nga një lartësi prej 50 metrash, teksa përpiqej të shuante një zjarr që nisi nga fishekzjarret.

Personat që ishin me të lajmëruan menjëherë shërbimin e urgjencës, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, i riu që kishte kaluar në arrest kardiak, nuk u arrit të shpëtohej. Në vendin fqinj, mbrëmjen e djeshme pati me dhjetëra incidente nga fishekzjarret. 48 janë të lënduarit në Napoli; në Bari, një djalë humbi njërin sy pasi u dëmtua nga plasja e një kapsolle.

Në të njëjtin qytet, ballkoni i një banese mori flakë nga fishekzjarret, ndërsa në Romë një 36 vjecari i plasi fishekzjarri në dorë. Dora ishte dëmtuar aq shumë, sa mjekët u detyruan që t`ia prisnin. 13 ishin të plagosurit në kryeqytetin italian dhe rrethinat e tij, mes tyre edhe katër fëmijë.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey