Fjala jote në vesh të Perëndisë, themi ne shqiptarët në formë urimi!

Nga Muharrem Salihu

Kjo thënie më erdhi në mend kur pashe njoftimin për takimin e kryetarit të KKSH në Serbi, Ragmi Mustafi me kryeministrin Albin Kurti. Më erdhi mirë që tragjedia e Medvegjës brenda asaj të krejt shqiptarëve në Serbi, që po jetësohet nëpërmjet pasivizimit të adresave u përmend nga të dy bashkëbiseduesit.

Mirpo, lutjet tona, kërkesat tona, duhet t’i degjojë Perëndia në tokë. Perëndia në tokë, është Perëndimi. Nëse ne nga një takim si ky, urdhërojmë Serbinë të ndalë pasivizimin, ajo s’do të na dëgjojë.
Ne së pari duhet t u japim shtetësinë e RKS shqiptarëve të Serbisë kudo ku ndodhen ata, ne vendlindje në Kosovë apo në mergim, me adresë në vendlindjen e tyre, si mburojë shtesë!.
Ne duhet të vendosim si parakusht, rikthimin e adresave të mëparshme për shqiptarët!
Ne duhet të veprojme njëjtë si Serbia me serbët e Kosovës. Ky është reciprociteti real.

Ndërkohë ne duhet ta futim çështjen e shqiptarëve të Serbisë, me theks ata të Medvegjës, në dialog. Kështu lutjet a thirrjet tona, shkojnë në “vesh të Perëndisë”. Dhe Perëndia dëgjon ata që punojnë, jo veç flasin, që zhvillojnë procese, jo thjesht kryejnë akte!

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey