Fjalimi i Memli Krasniqit para delegatëve: Kërkoj besimin tuaj për partinë që në ADN-në e saj ka UÇK-në

Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në fjalimin e tij para delegatëve në Konventën e kësaj partie ka kërkuar besimin e tyre për postin e kryetarit të ri.

Ish-ambasadorja Vlora Çitaku që po merr pjesë në Konventë ia dha fjalën kandidatit për kryetar duke thënë se po rikthehet në familjen e saj politike. Krasniqi në fjalën e tij tha se PDK-ja ka në ADN-në e saj Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Krasniqi përmendi edhe dy ish-liderët e partisë, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli që sipas tij po mbahen padrejtësisht në Hagë.

Deputetit i PDK-së, Memli Krasniqi tha se konventa e sotme është imponim përshkak të nëntorit të kaluar kur dy ish-liderët, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli iu konfirmua aktakuza e Speciales.

“Sot jam këtu para jush shumë I nderuar për barrën e përgjegjësisë, Kjo për çfarë jemi mbledhur është imponim për atë që ndodhi nëntorin e kaluar kur dy liderëve tanë ua ndalën aktivitetin politik. Nuk është aspak e lehtë të trasohet rruga e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit. Në vitin 2004 kur iu bashkova PDK-së isha 24 vjeç, dy vjet më vonë udhëheqa rininë e PDK-së.Kam pasë nderin të jem pjesë e fitoreve të mëdha të PDK-së. Nuk ka qenë asnjëherë ambicia ime që t’i prijë PDK-së por ky moment ka ardhur. PDK në ADN-në e saj e ka UÇK-në, është krenari është identit që duhet të krenohemi gjithmonë”, ka thënë ai.

Tutje ish-ministri i Kulturës tha se po u kërkon delegatëve jo vetëm një mandat por besimin e tyre.
“Këtu ku jemi sot e ndjej për obligim t’ua them dy gjëra: Nuk po e kërkoj thjesht një mandat por po e kërkoj besimin tuaj, nëse e fitoj besimin tuaj do të bëj gjithçka që duhet të rikthehet aty ku i takon. Të nderuar delegatë në mbi dy dekada aktivitet politik të PDK-së kurrë nuk kemi qenë më të goditur se sot. Me ish-dy kryetarët e PDK-së sot padrejtësisht po përballen me një proces gjyqësor mbi pretendime të pabaza. Le të thotë kush çka të dojë pa këta dy liderë nuk do të kishte shtet të Kosovës. Siç ka thënë edhe Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, historinë e Kosovës s’mund ta rishkruajë askush”, tha ai.

Tutje ai përgëzoi ish-ushtruesin e detyrës së PDK-së, Enver Hoxhaj për udhëheqjen e partisë në këtë periudhë.

“Të nderuar të pranishëm nuk ka asnjë dyshim që një prej faktorëve që na ka mbajtur së bashku ka qenë pjekuria politike e zotit Enver Hoxhaj. Ai e meriton respektin tonë të thellë, e të pamohueshëm për atë se çka përfaqëson një intelektual i përmesave evropiane dhe një mik që vazhdojmë të mësojmë..

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey