Fjolla i kundërpërgjigjet deputetëve: Me ardhë Nicki Minaj, bahet nami këtu

Ndaj veshjes provokative me të cilën Fjolla Morina u paraqit mbrëmë para publikut të mitur në Skenderaj kanë reaguar edhe deputetët e Kuvendit të Kosovës si Milaim Zeka e Andin Hoti. Por Fjolla Morina gjatë një deklarate për Gazetën Express i është përgjigjur Zekës e Hotit për kritikat e tyre.

“Tregoi Milaim Zekës që Drenica ka ecë përpara. Jam vesh sikur këngëtaret e huaja që kanë ardhë në Kosovë. Drenicasit janë burra dhe janë njësha”, ka thënë Fjolla.

E ndaj komenteve të Andin Hotit, këngëtarja Fjolla Morina ka thënë se deklaratat e tilla e kanë lënë Kosovën prapa.

“Me ardhë Niki Minaj bahet nami këtu. Ecni përpara or burrë se këto sene nuk na kanë lan neve me jetu. Fmitë i kanë lanë përpara”, i është përgjigjur Hotit Fjolla Morina.

E ndaj veshjes së Fjollës deputeti i Kuvendit, Milaim Zeka, ka kërkuar llogari nga Skenderaj se kush e ka organizuar koncertin dhe kush e ka ftu Fjolla Morinën.

“Sa shume ka “arrite” Drenica?!!!. Disa namuzeli, qe 1000 te zeza i kane ba dhe i bajne, me kane kritiku se gjoja une perdori fjalor banal. Shiheni kete foto nga koncerti ne Skenderaj, edhe hajde me thoni se a ke çare pa … E kush e ka organizu kete koncert edhe kush i ka ftu?”, ka shkruar Zeka në FB.

Ndërkohë, deputeti tjetër, Andin Hoti ka shpërndarë fotografitë e Fjollës dhe ka shkruar, “Bac na falë”.

The post Fjolla i kundërpërgjigjet deputetëve: Me ardhë Nicki Minaj, bahet nami këtu appeared first on Gazeta Online INSAJDERI.

Loading...



Behu pjese e LAJME.mk , kliko LIKE fanpage ne facebook me posht!
Nga LAJME.mk July 25, 2019 3:46 pm ne ShowBiz. ne link https://lajme.mk/?p=147088
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen Lajme.mk prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne email [email protected] lajme.mk ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit