Fjolla Morina flet për koncertin -18: Edhe kur erdhi Rita Ora kishte fëmijë

Si shumë nga këngëtarët kosovarë, edhe Fjolla Morina ka nisur të mbajë koncerte dhe mbrëmje të ndryshme muzikore. Mbrëmë ajo ishte në Skenderaj. Aty ku u paraqit me një veshje që po cilësohet si provokuese, sidomos për faktin që aty kishte fëmijë. Fjolla për veshjen u kritikua nga figura të ndryshme në Kosovë. Mirëpo, ajo në një deklaratë për Gazetën Express ka thënë se vendi duhet të ecë përpara. E artistët duhet të mos gjykohen me anë të veshjes por për vokal. Ajo thotë se për koncertin u pagua mjaft shtrenjtë.

Doli gjysmë e zhveshur përballë një publiku i cili kryesisht ishte i përbërë nga fëmijët. Me një veshje që ia vinte në pah gjoksin e kofshët, Fjolla dridhej e kërcente para fëmijëve.

E për performancën e cila zgjoi reagime të shumta ka folur ekskluzivisht për Express vetë këngëtarja. Ajo thotë se nuk shqetësohet aspak për komentet e të tjerëve duke e cilësuar paraqitjen e saj si artistike.

“Duhet me ecë përpara, mos me u merr me veshjet. Drenica sidomos Skenderaj ish ba sikur Prishtina. Veç unë kam qenë në koncert. Kam performu veç vetë. I gjithë publiku kish qenë i imi. Kush e ka organizu nuk e di. Menaxheri është marrë me organizimin. Sa jam pagu nuk mundem me tregu, por shifrat kanë qenë të mëdha”, tha Morina për Express.

Ajo thotë se kosovarët duhet të ecin përpara. Fjolla e ka krahasuar veshjen e saj me të Rita Orës. Mirëpo, thotë se për veshjen e Ritës nuk reagoi askush.

“Njeriu unë mendoj se dashurinë e jep me këndim edhe me zemër. Edhe Rita Ora a erdhi me këndu. A kishte fëmijë, e luajti shotën. Ishte e veshur gjithë e ngjitur. Unë kam pasë edhe geta, hallohopke”, thotë Fjolla.

E për prezencën e fëmijëve në koncert dhe për paraqitjen e saj, Fjolla thotë se organizatorët i kanë vënë fëmijët përpara. Por publikun e ka pasur të gjithin për vete. Ajo deklaron se të gjithë kanë shkuar për ta parë performancën e saj.

“Fëmijët i kanë lanë përpara. Drenica e meriton me u ba kryeqytet si Prishtina”, deklaron Fjolla.

The post Fjolla Morina flet për koncertin -18: Edhe kur erdhi Rita Ora kishte fëmijë appeared first on Gazeta Online INSAJDERI.

Loading...



Behu pjese e LAJME.mk , kliko LIKE fanpage ne facebook me posht!
Nga LAJME.mk July 25, 2019 3:46 pm ne ShowBiz. ne link https://lajme.mk/?p=147089
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen Lajme.mk prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne email [email protected] lajme.mk ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit