“Flakë” fare, publikohet bashkëpunimi i Elvana Gjatës dhe Capital T

Më në fund bashkëpunimi më i ri i Elvana Gjatës dhe Capital T u publikua dhe ashtu siç ka titullin, është thjesht “Flakë”. Kënga u publikua në mesnatë, siç edhe ishte lajmëruar dhe pa dyshim që do të jetë një nga hitet e radhës.

Elvana shfaqet në videoklip me një paraqitje shumë të veçantë dhe tërheqëse në një motor në flakë, siç janë edhe shumë skena të tjera të klipit.

Capital T e kishte lajmëruar më herë fansat për publikimin e projektit,teksa në një postim në Instagram shkruante: “Zemër a je gati?”, me një video që paraqiste sekuenca nga klipi.

Ky është bashkëpunimi i tretë i dyshes dhe nisur nga dy të parët, edhe këtë herë suksesi është i garantuar. Ata kanë punuar bashkë edhe për superhitin “Lejla” dhe për këngën tjetër “Fustani”. Kjo e fundit ishte një nga këngët më të dashura të verës që lamë pas, ndërsa këngëtarja tërhoqi vëmendjen me paraqitjen e saj dhe fustanet ekstravagante që kishte veshur në videoklip. Suksesi i tyre nuk ka munguar as në aspektin individual, pasi albumi i Capital T “Skulpturë” u pëlqye shumë nga publiku, ndërsa këngët e mini-albumit të Elvanës u shndërruan në hite brenda një kohe të shkurtër.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey