Flakët shfarosin gjysmë miliardë kafshë në Australi, por kjo familje ka bërë mrekullinë (FOTOT)

Australia po kalon situatën më të vështirë ndër dekada si pasojë e zjarreve. Bilanci është dramatik, ndërsa raportohet për disa njerëz të vdekur.

Sipas raporteve, mendohet se prej flakëve mund të jenë shfarosur gjysmë miliardë kafshë. Gati 480 milionë gjitarë, zogj dhe zvarranikë janë zhdukur që prej intenstifikimit të zjarreve në muajin shtator, thonë burime nga Universiteti i Sidnejt, madje sipas tyre, shifra mund të jetë edhe më e lartë se kaq.

Por në këtë situatë dramatike, ka edhe njerëz që bashkë me shtetin kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm.

Familja Irwin, një familje e njohur në mbrojtje të kafshëve raportohet se ka shpëtuar rreth 90 mijë të tilla.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey