Flasin nga klinika “Zhan Mitrev”, si kanë vepruar deri tani me institucionet

Nga Klinika Private “Zhan Mitrev” në Shkup sot kanë folur sërish duke theksuar se gjithçka do të dorëzojnë nga dokumentacionet para prokurorisë dhe institucioneve pas shpërthimit të dyshimeve për eksperimentime me pacientë përmes një terapie të hemofiltrimit të gjakut, për të cilën thuhet se nuk ka pasur miratime nga institucionet dhe nuk ishte e aplikueshme.

Nga kjo klinikë thonë se persona përgjegjës ditëve të fundit kanë qenë në kontakt me shërbimet inspektuese nga MALMED, ISHSSH, si dhe me Prokurorinë Themelore Publike (PTHP) dhe MPB-në, me qëllim për të dorëzuar dokumentacionin e kërkuar.

“Si edhe më parë, në interes të konstatimit të gjendjes faktike, mbetemi në dispozicion për bashkëpunim me të gjitha organet zyrtare shtetërore. U bëjmë thirrje mediave dhe të gjitha palëve të interesuara që të përmbahen nga konkluzionet e parakohshme dhe prezantimi i spekulimeve të ndryshme”, theksojnë nga atje.

Disa inspektime janë kryer në klinikën “Zhan Mitrev” në Shkup pas informacioneve se atje po kryhen teste klinike të pa raportuara dhe pas ankesave të parashtruara nga disa familjar që kërkojnë përgjigje se çfarë saktësisht ka shkaktuar vdekjen e të dashurve të tyre, Covid-19 apo infeksionet bakteriale. Këto raste kanë tmerruar opinionin pas publikimit të dokumentarit investigativ “Gjaku i Pistë” nga IRL.

Menjëherë pas publikimit të informacioneve, Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka ngritur lëndë. Rasti i është caktuar prokurorit publik kompetent i cili do të ndërmarrë veprime për verifikimin e pretendimeve që tregojnë për vepra penale kundër shëndetit të njerëzve.(INA)

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey