Flet dhe Foden pas ndeshjes: Ne kishim raste, mund t’i kishim shkatërruar ata

Tashmë ka përfunduar takimi ndërmjet Man Cityt dhe Real Madridit, duel ky në kuadër të gjysmëfinales së parë në Ligën e Kampionëve.

Skuadra e Cityt u tregua më e vendosur si Reali, ku dhe fituan takimin në fund me rezultatin final në 4:3, shkruan Periskopi.

Pas ndeshjes foli edhe realizatori i golit të tret1% të Cityt, Fode ku tha se për tifozët ishte një ndeshje e mrekullueshme.

“Për tifozët që e shikonin ishte padyshim një lojë e shkëlqyer futbolli. Ne po luajmë me një skuadër që ka fituar shumë herë Champions League dhe nëse e japim topin, ata do të na ndëshkojnë. Është diçka për të cilën duhet të punojmë në ndeshjen e dytë.

“Ishte një lojë e mrekullueshme. Ne filluam shumë mirë dhe mund t’i kishim shkatërruar ata. Në këto ndeshje, ne duhet të shfrytëzojmë më shumë shanse”, tha Foden.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey