Fletëvotimet e dyshimta në Mitrovicë, Radoniqi: E vetmja mënyrë është hapja e kutive

Fletëvotimet e dyshimta në procesin e balotazhit të 9 nëntorit në Mitrovicë të Jugut, ishte tema e diskutimit në mbledhjen e sotme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi ka shpjeguar se PZAP ka kërkuar përgjigje për fletëvotimet specifike, derisa sipas tij, kjo përgjigje vjen vetëm nëse hapen kutitë e votimit. “PZAP-ja

Nëntor 12, 2025 - 20:00
 0
Fletëvotimet e dyshimta në Mitrovicë, Radoniqi: E vetmja mënyrë është hapja e kutive
Fletëvotimet e dyshimta në Mitrovicë, Radoniqi: E vetmja mënyrë është hapja e kutive

Fletëvotimet e dyshimta në Mitrovicë, Radoniqi: E vetmja mënyrë është hapja e kutive

Fletëvotimet e dyshimta në procesin e balotazhit të 9 nëntorit në Mitrovicë të Jugut, ishte tema e diskutimit në mbledhjen e sotme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi ka shpjeguar se PZAP ka kërkuar përgjigje për fletëvotimet specifike, derisa sipas tij, kjo përgjigje vjen vetëm nëse hapen kutitë e votimit.

“PZAP-ja ka kërkuar përgjigje për fletëvotimet specifike, dhe e vetmja mënyrë për me jep përgjigje është me u hap kutitë. Kutitë nëse hapen, hapen përmes një komisioni, pra nuk mund të japim një përgjigje specifike pa u hapur kutitë tash. KQZ-ja e ka profesionalizmin për me e vlerësu fletëvotimet, origjinalitetin e tyre dhe për të dhënë një raport rreth origjinalitetit të fletëvotimeve”, u shpreh Radoniqi.

Dyshimet për manipulime të votave në Mitrovicë u ngritën të hënën e 10 nëntorit, ku numërimi në QKN-në atje u ndërprenë,pasi hetuesia hyri brenda qendrës pas raportimeve për parregullsi.

KQZ mblidhet për të diskutuar rreth fletëvotimeve të dyshimta në Mitrovicë