Fluks në Rinas, në një javë kanë hyrë 55 mijë persona. Ja masat e policisë kufitare

Policia Kufitare e Rinasit ka njoftuar se që prej datës 23 dhjetor në vend kanë hyrë plot 55 mijë persona nga të cilët 13 janë ndaluar pasi janë kapur me dokumente të falsifikuara.

Policia Kufitare e Rinasit njofton se ka marrë masa për përballimin e fluksit në hyrje dhe për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

“Gjatë javës së fundit, në hyrje të Republikës së Shqipërisë nëpërmjet aeroportit të Rinasit, ka pasur një fluks të shtuar të qytetarëve.

Prej datës 23 dhjetor e deri sot kanë hyrë nëpërmjet aeroportit të Rinasit mbi 55 mijë qytetarë.

Në kuadër të marrjes së masave për përballimin dhe menaxhimin e fluksit gjatë festave, nga ana e Komisariatit Rinas, në zbatim të planit të masave të DPPSH, janë shtuar dhe masat e sigurisë, duke rritur dhe numrin e kontrolleve në vijën e dytë, si në hyrje ashtu dhe në dalje”, thuhet në reagim.

Javën e fundit, si rezultat i këtyre kontrolleve janë evidentuar 13 raste me dokumente të falsifikuara, si pasaporta, karta identiteti, viza të vendeve të BE-së dhe personat që kanë tentuar ta kalojnë kufirin me këto dokumente janë proceduar penalisht për “Falsifikimin të dokumenteve” dhe për “Kalim të paligjshëm të kufirit”.

Policia Kufitare ka marrë masa për përballimin e fluksit edhe në dalje, në ditët e para të vitit të ri, si dhe për një kontroll sa më efikas në drejtim të parandalimit dhe goditjes së paligjshmërisë.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey