FNSH dhe SHÇBA zbarkojnë në Durrës për arrestimin e disa policëve

FNSH aksion në Durrës për arrestimin e disa efektivëve të policisë, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre. Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) ka proceduar disa efektive policie ne Durrës e Shijak.

Burime për “Balkanweb” raportuan se SHÇBA në bashkëpunim me prokurorinë e Durrësit kanë nisur një hetim që po finalizohet me procedimin e një numri të lartë efektivësh policie.

Sipas burimeve, bëhet fjalë për më shumë se shtatë-tetë efektiv, të cilëve do t’u pritet gjatë orëve në vazhdim fletë-arresti dhe akuzohen për shpërdorim detyre. FNSH po punon për shoqërimin e tyre. Pritet qe SHÇBA të dalë me deklaratë për mediat për detajet e operacionit.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey