Fontana “e shterur” te sheshi “Skënderbeu”, Ganiu thotë se për shkak të ftohtit, por të tjerat janë në funksion

Fontana në Sheshin “Skënderbeu” është shterur. Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu thotë se fontana është jashtë funksionit për shkak të motit të ligë dhe ngricave.
“Për shkak ngricave dhe temperaturave të ulëta t’ua them të drejtën këtë vit nuk i kemi lëshuar aspak. Unë nuk kam ndonjë informatë që ka defekt për shkak se viteve të kaluara ka punuar fontana. Çdoherë e kemi vënë në funksion kur ka qenë më atraktive dhe e ka zbukuruar këtë shesh. Nuk ka punuar asnjëherë 24 orë për shkak se jemi munduar që të kursejmë”, deklaroi Ganiu.
Por ana tjetër e Shkupit frymon ndryshe, të gjithë fontanat janë vënë në funksion që nga muaji prill.
“Përderisa të gjitha fontanat në Sheshin e Shkupit janë funksionale kjo fontanë këtu në sheshin Skënderbeu është jashtë funksionit”, raporton gazetarja, Arbana Qerimi.
Edhe shkallët elektrike janë jashtë funskionit. Përreth tyre mund të shihen vetëm mbeturina. Ganiu nuk e di arsyen për mosfunksionimin e shkallëve elektrike.
“Kur është bërë lëshimi teknik kanë punuar por ndoshta qëllimisht apo nuk e dimë arsyjen për prishjen e këtyre shkallëve elektrike. Ne këtë vit kemi marrë iniciativë që duhet të shpallim thirrje për të gjithë kompanitë që mund t’i riparojnë këto shkallë”, tha më tej Ganiu.
Ndërtimi i Sheshit “Skënderbeu” ka filluar para gati një dekade. Ende nuk ka përfunduar faza e tretë e cila parasheh ndërtimin e parkingut nëntokësorë, me çka do të zgjerohej shëtitorja prej te busti i “Gjergj Kastriot Skënderbeut” në drejtim të Qendrës Tregtare “Mavrovasja”.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey