Forcat Speciale RENEA/ Çfarë është dhe si u krijua ky repart?

Vajza e Arianës po kënaqet në Maldive, këto pamje do ta ‘shkrijnë’ Ermalin

Vajza e Arianës po kënaqet në Maldive, këto pamje do ta ‘shkrijnë’ Ermalin

Historia e asaj që sot njihet me emrin RENEA ka nisur pikërisht në vitin 1982, kur Shqipëria ishte akoma në sistemin diktatorial. Asokohe do të quhej Batalioni 326 i Ministrisë së Brendshme që do të kishte si fillim detyra kryesisht antidemonstratë. Puna e tyre më e zakonshme ishte ruajtja e qetësisë nëpër stadiume, ku edhe për shkak të varfërisë që karakterizonte kohën tifozët ishin bërë më të dhunshëm e të rrezikshëm.

Elementët e përzgjedhur të këtij grupimi special në fillim ishin ushtarakë profesionistë dhe vinin kryesisht nga policia, Garda, ushtria dhe nga zhytësit e Marinës Luftarake. Kjo do të shërbente edhe si bërthama e mëvonshme për ngritjen e RENEA-s.

Në fillim ky repart ishte i organizuar sipas modelit anglez Special Air Service (SAS), organizim ky që e klasifikonte këtë repart bashkë me policinë si forcë të ndërhyrjes në raste lufte. Por me kalimin e viteve u vendos që ky repart të klasifikohej veçmas, dhe në këtë mënyrë të ndryshohej edhe modeli që ndiqej deri në atë periudhë. Tashmë forcat speciale RENEA do të organizoheshin sipas modelit italian GIS dhe NOCS, dhe atij francez GIGN.

Reparti është i përbërë nga ndërhyrës, snajper, alpinistë, zhytës, një njësi e vogël Kinofile dhe Logjistike. Skuadra bazë e ndërhyrjes është e përbërë prej 5 personash, por sipas rrethanave mund të krijohen skuadra prej 3-9 efektivë. Në rolin e ndërhyrësit janë të stërvitur të gjithë efektivët e repartit. Secili prej tyre është i stërvitur në përdorimin e armëve, përfshi qitjen snajper, arte marciale, luftime në vende të mbyllura, zbritja me litar nga çatitë dhe helikopteri, teknika infiltrimi, mbrojtje e VIP-ave, transmetime dhe përgjime radio, fotografi, topografi dhe lundrim, alpinizëm dhe zhytje.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey