Formula 1, më e shikuar se finalja e Evropianit në Angli?

Sezoni i fundit në Formula, ka vendosur rekord të ri në shikueshmërinë e këtij eventi sportiv, pasi që garat në F1, i kanë përcjell më shumë se 2 miliardë spektatorë.

Sipas drejtuesve të Formula 1 është vendosur rekord i ri në këtë aspek, ndërsa numri i një i Formula 1, Stefano Domenikali ka konfirmuar se gara e fundit në Abu Dabi, është eventi më i shikuar sportiv për vitin 2021, duke parakaluar edhe finalen e Kampionatit Evropian në futboll, që këtë verë u zhvillua në stadiumin “Uembli” në Angli.

“Kishim një sezon të jashtëzakonshëm dhe garat në F1 i kanë përcjell më shumë 2 miliard spektatorë që tregon se jemi në rrugë të mbarë për të bërë sportin më të shikuar në botë,” ka thënë mes tjerash Domenikali.

Kujtojmë se në garën e fundit, Maks Verstapen u shpall kampion, pasi që parakaloi Luis Hamilton në xhiron e fundit të garës në Abu Dabi.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey