FOTO/ 2 vite më parë i vranë vëllain, kush është pronari i televizionit që u ekzekutua sot në Mirditë

Persona ende të paidentifikuar vranë me armë zjarri ditën e sotme pronarin e një televizioni në Mirditë.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Rrëshenit, ndërsa viktimë mbeti Kastriot Reçi, i cili është pronar i “Media plus-tv” .

Ndërsa, dy vite më parë ai kishte humbur edhe vëllain e tij, Gasper Reçi. Ky i fundit u vra në Romë të Italisë.

“Sot, rreth orës 11:05, në afërsi të një lokali në Rreshen, Mirditë në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi K.R., 47 vjeç”, njofton policia.

Shërbimet e Policisë të D.V.P. Lezhë, të Komisariatit të Policisë Mirditë, po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit/eve.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey