FOTO/ Ja si do të duken shtëpitë e së ardhmes

Nëse tendenca nuk ndryshon, rritja e nivelit të deteve do të jetë një emergjencë reale për të cilën bota e projektimit ka filluar që tani të kërkojë përgjigje dhe alternativa.

Arkitekti polak, Vojciec Morsztyn ka projektuar ato që i ka quajtur komunitetet e tij oqeanike që do të bëhen zgjerimet natyrale të qyteteve tona bregdetare.

Në 10 apo 15 vitet e ardhshme, shpjegon ai, niveli i deteve mund të zhdukë qytete të tëra. Vojciec Morsztyn, falë projektit të tij, ka fituar edhe një çmim prestigjoz dhe është bërë i njohur në nivel global.

Ideja e tij, ndonëse për shumëkënd mund të duket futuristike mund të fillojë shpejt të aplikohet, duke parë se pasojat e ngrohjes globale po bëhen gjithnjë e më të dukshme, me akullnaja të lashta që shkrihen dhe temperaturat që vazhdojnë të rriten vit pas viti.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey