FOTO/ Krimi horror në Paskuqan, kjo është gruaja që u masakrua nga kunati

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në një familje në Paskuqan, ku pas një konflikti kunati ka qëlluar për vdekje kunatën e tij. Eredet Çapoku ka goditur me sende të forta 30-vjeçaren Enkeleda Çapoku, duke e lënë këtë të fundit të vdekur në vend.

Deri para dy vitesh, Enkeleda dhe Erdeti jetonin bashkë në një banesë me qira. Top Channel mëson se mes tyre ka pasur mosmarrëveshje, ndaj Erdeti, i përzënë nga shtëpia shkoi të jetonte me të dashurën e tij, në një tjetër banesë me qira.

Bëhet me dijeni se kur Erdeti u nda me të dashurën nisi të konfliktohej me kunatën për orenditë shtëpiake, mosmarrëveshje që duket se u shuan kur kunata i dha orenditë që ai donte.

Mesa duket i riu nuk mundi kurrë ta falte faktin që e detyruan të ikte nga shtëpia, ndaj e përndiqte dhe filmonte sistematikisht kunatën dhe vajzën e saj 18-vjeçare. Nënë e bijë, ato punonin në një fabrikë këpucësh.

Më pas, filmimet në fjalë ia dërgonte bashkëshortit të saj në burg, çka nxiste konflikt mes çiftit. I burgosuri i hakërrehej së shoqes që të mos dilte kurrsesi nga shtëpia. E gjitha kjo situatë e detyroi kunatën që ta denonconte Erdet Çapokun për përndjekje dhe dhunë, çka solli një urdhër të menjëhershëm mbrojtjeje. 34-vjeçari e kërcënonte të ndjerën që ta hiqte denoncimin, përndryshe do ta vriste, kërcënim të cilin e finalizoi.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey