FOTO/ Kush është djali 3-vjeçar i deputetit që u vra brenda “Range Rover-it”

Sharing is caring!

Makina e deputetit dhe biznesmenit ukrainas Vyacheslav Sbolev u qëllua me breshëri plumbash mëngjesin e sotëm në Kiev.

Sipas mediave të huaja, objektiv kishte qenë vetë deputeti, por plumbi goditi djalin e tij, që e shoqëronte në makinë. Vogëlushi 3-vjeçar ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital.

Sobolev është një biznesmen nga Donetsk në Ukrainën Lindore dhe që nga viti 2014 ishte i okupuar nga forcat separatiste ruse.

Ai u zgjodh në Këshillin e Oblastit të Kyiv në 2015 si përfaqësues i Bllokut Petro Poroshenko, partia e ish-presidentit.

Ai zotëronte një zinxhir dyqanesh ushqimore në Donetsk dhe shërbeu si nënkryetari i Naftogaz, ndërmarrjes shtetërore të gazit dhe naftës.

Sharing is caring!

Loading...
shares