55-vjeçari shqiptar, Osman Shaptafaj akuzohet se vrau vajzën e tij dhe dhëndrin pasi nuk mund të pranonte largimin e saj. Vajza e tij, Lindita Musai, 25 vjeçe po përpiqej të fillonte një jetë të re larg tij.
Mediat australiane shkruajnë se Shaptafaj kishte një marrëdhënie të vështirë me familjen e tij.
Lindita Musai ishte përpjekur të fillonte një jetë të re larg babait të saj, por ëndrra e saj u pre në mes pasi u qëllua me breshëri plumbash së bashku me burrin e saj në prag të Vitit të Ri.