FOTO/ Lideri suprem i Iranit qan para arkivolit të gjeneralit

Udhëheqësi suprem i Iranit qau sot mbi arkivolin e gjeneralit iranian, i cili u vra gjatë një sulm ajror amerikan të premten.

Ajatullah Ali Khamenei u lut për shpirtin e Qassem Soleimani, ndërsa mijëra persona u mblodhën në Teheran, në ditën e dytë të funeralit të gjeneralit.

Televizioni shtetëror iranian ka publikuar pamje të ceremonive, ku shihen mijëra persona që bëjnë homazhe për Soleimani, trupi i pajetë i të cilit ka arritur nga Iraku në Iran.

Irani ka shpallur tri ditë zie dhe trupi i pajetë i Soleimanit është dërguar në qytetin e shenjtë të Mashad dhe në Teheran, para se të varroset në qytetin e tij të lindjes Kerman, më 7 janar.

Si lider i forcave Quds, 62-vjeçari Soleimani kishte ndihmuar në orkestrimin e operacioneve ushtarake dhe klandestine të Teheranit jashtë vendit.

Forcat Quds, një krah i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit, nga Shtetet e Bashkuara njihen si organizatë e huaj terroriste.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey