FOTO/ Pronari i televizionit që u vra sot, kushëri me familjen e Kristi Reçit

Biznesmeni Kastriot Reçi u ekzekutua me armë zjarri ditën e sotme. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 11:05, në afërsi të një lokali në Rrëshen.

Pronari i televizionit “Media plus-tv” në Lezhë ishte kushëri me Eduard Reçin, biznesmenin që u shua nën rrënojat e pallatit 6-katësh në Durrës së bashku me familjen e tij nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit, raporton “shqiptarja.com”.

Më 28 nëntor, Kastriot Reçi ka ndarë një postim në rrjetin social Facebook ku shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të kushëririt.

“Lamtumirë kampion! Familja që ju krijuar ishte dhe do të jetë një shembull i shkëlqyer për të gjithë ne”, shkruante Kastriot Reçi.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey