FOTO/ Rrëzohet helikopteri “Black Hawk” në Tajvan, vdes shefi i ushtrisë dhe 7 persona të tjerë

Shefi i ushtrisë së Tajvanit dhe shtatë persona të tjerë kanë vdekur, pasi helikopteri me të cilin po udhëtonin u përplas në një zonë malore, gjatë një ulje emergjente.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë, gjenerali i forcave ajrore, Shen Yi-ming, u vra më 2 janar, pasi helikopteri Black Hawk që transportonte 13 persona u rrëzua afër kryeqytetit, Taipei, tha një zëdhënës i ministrisë.

Pesë pasagjerë të tjerë i kanë shpëtuar aksidentit, shkaku i të cili ende mbetet i paqartë. Shen, 62 vjeç dhe disa zyrtarë të lartë ushtarakë ishin në një mision rutinë për të vizituar ushtarët në verilindje të ishullit. Incidenti ndodhi një javë para se Tajvani të mbajë zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey