FOTO/ Tym dhe flakë, digjet një shtëpi në Vlorë

Një banesë në lagjen “Partizani” të Vlorës, është përfshirë nga flakët. Mësohet se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm.

Shkaku i zjarrit ka qenë ngrohja me prush nga dy pjesëtarët e familjes, nëna dhe djali i saj.

Një shkëndijë ka bërë që banesa të përfshihet nga flakët, fatmirësisht pa dëmtime në njerëz, por vetëm dëme në banesë.

Dy zjarrfikëse kanë mbërritur duke shuar zjarrin, ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje

Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm për dëme materiale.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey