Six choses importantes à savoir sur les virus et Covid 19

1. Virusët nuk janë qeliza por partikula të imta mikroskpike infektuese ku gjeni i tyre është i mbështjellur me një material proteinik që quhet kapsidë. Materiali gjenetik brënda kapsidës mund të jetë ADN apo ARN ( si në rastin e SARS-COV2), kurse kapsida mund të këtë forma të ndryshme si mozaik, bajonetë…apo kurore ( sikurse familja e coronavidae).

2. Virusët nuk mund të shumëzohen asnjeherë jashtë një organizmi të gjallë, për dallim nga bakteriet dhe mikroorganizma tjerë.
Pra ata janë parazitë brendaqelizor që e përdorin metabolizmin dhe makinerinë e nevojshme të qelizave ku janë futur për t’u shumëzuar.

3. Virusët kanë nikoqirët e vet ku strehohen dhe mund të bashkëjetojnë aty edhe pa i shkaktuar sëmundje atyre. Që ai të bartet tek të tjeret, pra edhe te njeriu, atij i duhet një kontakt, një bartës i ndërmjemë e shpesh edhe një modifikim në strukturën e kapsides apo gjenomit viral për ta bërë atë edhe më infektues për njeriun.

4. Që të lidhen virusët me një qelizë, nevoitet që ato të kapen me një receptorë specifik në mbështjellësin e qelzave tona , sikurse “çelsi dhe brava”, përndryshe nuk munden me e shpërthye membranën e qelizave. Pra SARS-COV 2 mund të lidhet vetëm me receptorët e qelizave të rrugëve të frymëmarrjes, nga hunda deri në alveole, derisa virusë të tjerë lidhen me receptore tjerë si psh me qeliza të traktit digjestiv, tek epidemitë e gastroenteriteve të shpeshta virale, apo të mëlqisë tek verdhëza etj…

5.Nga momenti kur virusi futet në qelizë, fillon shumëzimi i tij brendaqelizor,, zbërthimi i qelizave të mbushura me virusë dhe infektimi i qelizave tjera. Lufta me virusin fillon nga momenti kur mukoza mbrojtëse bie në kontakt me të dhe vazhdon me fazat e ndryshme, mjaft komplekse, të mbrojtjes sonë imunitare. Në shumicen e rasteve sistemi imunitar i konsoliduar, arrinë ta neutralizoje virusin. Pra të gjitha shenjat klinike që i keni lexuar a dëgjuar si : teshtitje, température, kollë e thatë, dhimbje fyti, vështirësi në frymëmarrje etj… nuk janë gjë tjetër pos shenja të luftës së armatës sonë mbrojtëse me virusin.
Moshat e shtyra, personat me sëmundje kronike dhe me faktorë të lartë te rrezikut kardiovaskilarë, personat me imunodeficience, apo ata që përdorin terapi imunodepresive janë shumë më fragjilë dhe rrezikohen nga komplikacionet me përfundim fatal.

6.Deri më sot për Covid 19 nuk ka terapi specifike, janë dhjetëra protokole terapeutique duke u studiuar, vaksina është në fazen eksperimentale, dhe nuk pritet përdorimi para 12-18 mois.
Andaj nuk na mbetet tjetër pos të respektojme me përgjegjësinë më të lartë rregullat e parandalimit dhe përhapjes që ju tash i dini të gjithë.

Ilaz HYSAJ

La poste Six choses importantes à savoir sur les virus et Covid 19 est apparu d'abord sur Shqipmedia.

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey