Vjen reagimi i Hashim Thaçit pas deklaratës së amerikanëve

SHBA tha se s’ka marrëveshje sekrete për shkëmbim territoresh, ky është reagimi i Haradinajt

Ka reaguar edhe Presidenti pas deklaratës së amerikanëve.

Président du Kosovo, Hashim Thaçi, përmes një shkrimi ka falënderuar zyrtarët e lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ka bërë thirrje të arrihet sa më shpejtë një marrëveshje për njohje reciproke me Serbinë dhe anëtarësim në OKB.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë hedhur poshtë zërat se ekziston një marrëveshje sekrete Kosovë-Serbi për shkëmbim territoresh.

“Faleminderit Richard Grenell, Matt Palmer dhe Ambasadës së Amerikës në Kosovë, për një tjetër deklaratë bindëse”, shkruan presidenti Thaçi.

Tutje, presidenti thotë se duhet përdorur vrulli dhe mbështetja e Amerikës për të arritur qëllimet e Kosovës.

“Ne duhet të përdorim vrullin dhe mbështetjen e SHBA’ve për të rifilluar dialogun dhe për të arritur një marrëveshje përfundimtare, njohje reciproke dhe anëtarësim në OKB. Lajmet e rreme dhe spekulimet janë kërcënim i përhershëm i këtij qëllimi”, përfundon Thaçi.

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey