Franca e gatshme ta ndërmarrë këtë masë kundër Rusisë

Sanksionet ndaj Rusisë po vazhdojnë.

Franca është e gatshme “të shkojë më tej” dhe të ndalojë naftën ruse, ka thënë ministri francez i financave, Bruno Le Maire.

Le Maire e quajti sulmin ndaj stacionit hekurudhor në Kramatorsk të Ukrainës, i cili la të paktën 50 njerëz të vdekur, masakër dhe tha se përgjegjësit duhet “të identifikohen, të ndiqen penalisht dhe të dënohen për këto krime”.

“Franca nuk do të presë dhe ndalimi i naftës do të ndryshonte lojën”, tha La Maire për CNN, duke shtuar se uniteti europian ishte i nevojshëm për të vendosur sanksione më të rrepta për energjinë.

“Për sa i përket Francës, ne jemi të gatshëm të shkojmë më tej dhe të ndalojmë naftën dhe jam thellësisht i bindur se hapat e ardhshëm dhe diskutimet e ardhshme do të fokusohen në këtë çështje të ndalimit të naftës ruse”, tha ai.

Le Maire theksoi se sanksionet aktuale të miratuara nga BE ishin shumë efektive dhe “më të rëndat që nga krijimi i Bashkimit Europian”.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey