Franca prish festën, ‘gjelat” fitojnë 2:0 në stadiumin “Air Albania”

Sharing is caring!

As efekti “Air Albania Stadium”, as dëshira e lojtarëve kuqezi për të bërë mirë në këtë mbrëmje të veçantë nuk kishin asnjë efekt.

Franca ka fituar me rezultatin dy zero në përballjen në stadiumin e sapo inaguruar “Air Albania”.

Komenti, momentet kyçe

90′

71′ Franca pranë golit të tretë, por goditja ndalet nga shtylla.

60′ Sërish Shqipëria në aksion! Balaj ul një top të bukur për Manajn, i cili provon të godasë, por në momentin e fundit ndalet nga mbrojtësi kundërshtar dhe shkon në duart e Madanda!

55′ Tjetër mundësi shënimi për kuqezinjtë me Baren, që pas harkimit të Roshit provon me një lëvizje akrobatike, por topi devijohet në këndore!

46′ Rast ideal për kuqezinjtë! Bare harkon bukur nga e djathtë! Në zonë ndodhen Hysaj dhe Gjimshiti, të dy e prekin por pa mund ta devijojnë drejt portës!

46′ Starton pjesa e dytë! Reja bën menjëherë 2 zëvendësime! Largohet nga fusha, Lenjani dhe Qose, në lojë Roshi dhe Memushaj!

Përfundon pjesa e parë!

45′ Akordohet 1 minutë shtesë!

39′ Këndorja e parë i takon Francës! Grizman harkon bukur, për Lengle, i cili i vetë brenda zonës, gjuan me kokë, por për fat topi shkon ngjitur me traversën!

30′ GOL FRANCA 0-2/ Antuan Grizman përfiton nga një përgjumje e mbrojtjes shqiptare, teksa me një gjuajtje të kaliburar nga brenda zonës, dyfishoi shifrat!

29′ Lenjani kroson nga e majta drejt zonës, topi shkon drejt e në duart e portierit Mandanda!

26′ Lengle ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Balajt!

22′ Rast ideal për Shqipërinë! Kundërsulm mjaft i mirë i kuqezinjve, Bare shërben për Hysajn nga e djathta, por ky i fundit nuk përfiton siç duhet! Teksa provon të shërbejë për Balajn, ndalet nga mbrojtësin francez!

26′ Lengle ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Balajt!

22′ Rast ideal për Shqipërinë! Kundërsulm mjaft i mirë i kuqezinjve, Bare shërben për Hysajn nga e djathta, por ky i fundit nuk përfiton siç duhet! Teksa provon të shërbejë për Balajn, ndalet nga mbrojtësin francez!

20′ Hysaj ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Toliso!

18′ Qose harkon një top në zonë drejt Hysajt, por del mjaft bukur portieri Mandanda, i cili kontrollon gjithçka!

15′ Bare provon të jap një asist nga mesfusha për Balajn, i cili niset bukur, por kemi të bëjmë me pozicion të parregullt!

13′ Shqipëria provon të organizohet me Hysajn nga e djatha, por shkodrani nuk arrin të kombinojë siç duhet me Balajn dhe Manajn.

9′ GOL FRANCA 0-1/ Shënojnë “gjelat”! Pas një harkimi të Grizman nga goditja e dënimit, Toliso lihet i lirë dhe gjuan saktë me kokë, duke tundur rrjetën e Berishës! Goli i parë me fanellën e Francës për Toliso!

7′ Hysaj shkakton faull nga majta, pas ndërhyrjes të gabuar ndaj Mendi!

1′ Ka nisur sfida!

SHQIPËRIA: Berisha, Veseli, Gjimshiti, Dermaku, Hysaj, Lenjani, Bare, Gjasula, Qose, Manaj, Balaj. Trajner: Edi Reja.

FRANCA: Mandanda, Kimpembe, Varan, Lengle, Grizman, Zhiru, Toliso, Sisoko, Ben Jeder, Dubo, Mendi. Trajner: Didie Deshamp.

Gjyqtarë: Slavko Vinçiç, Tomaz Klançnik, Andraz Kovaçiç, Nejc Kajtazoviç (i katërt)

Sharing is caring!

Loading...
shares