Françeska Jaçe kapet me mediat për makinën e djegur

Jaçes i është djegur vetura.

Modelja Françeska Jaçe ka reaguar në InstaStory pas lajmit ku u tha se ju djeg makina e saj

Modelja, para se të reagojë për makinën është parë duke postuar video nga San Paolo.
E pas kësaj ajo ka reaguar me një status të gjatë në InstaStory ku thotë se makina e saj është djegur si pasojë e një defekti.

“Vazhdon seriali Françeska Jaçe dhe portalet. Do doja të vendosja në dijeni të gjithë ato njerëz që kanë qenë shumë të shqetësuar për zjarrin e supozuar në makinë dhe nuk kanë marrë mundimin të më pyesnin sesi ishte e vërteta por kanë aluduar dhe kanë nxjerrë konkluzione të pavërteta që dëmtojnë imazhin tim”, ka shkruar fillimisht Jaçe.

Tutje ajo ka thënë se të gjitha lajmet e dhëna në portale janë të rreme.

“Pavarësisht këtij informacioni të rremë, e vërteta qëndron ndryshe, makina pësoi një problem teknik i konstatuar edhe nga policia e Vlorës ku i shpreh dhe falënderimet publikisht. Unë jam një vajzë e re, e qeshur dhe tip joproblematik. Se kuptoj si supozojnë që ka ndodhur një atentat ku ne e shohim që situata të tilla sa vijnë e janë më të rralla në Shqipëri”.

E tërë këto lajme si duket e kanë shqetësuar modelën, e cila nuk ka hezituar ti quajë gazetarët – pseudogazetarë.

“Por, pseudogazetarët që përdorin ‘profesionin’ e tyre për të vjellë vrer në imazhin tim dhe çdo kujt për disa klikime janë të shumtë”.
Krejt në fund, modelja ka paralajmëruar se do të shikon për të paditur të gjithë ato media e ku “organet përkatëse do të merren me akuzat e pavërteta”.

Sot në mëngjes, media në Shqipëri kishin publikuar lajmin se modelës shqiptare, e cila bën udhëtime të shpeshta jashtë Shqipërisë, i është djegur vetura në Vlorë.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey